Ibrahimi: Mungesa e Bordit të OShP-së – shkaktari kryesor për përqindjen e ulët të investimeve kapitale

Prishtinë | 05 Gus 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, konsideron se mungesa e funksionalizimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), është fajtore për rënien e ulët të investimeve kapitale, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi thotë se mungesa e këtij bordi ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe si pasojë e saj vetëm 11 për qind e mjeteve janë investuar në projekte kapitale.

“Është për keqardhje që vetëm 11 për qind e mjeteve financiare janë investuar në investime kapitale. Komunat kanë shprehur keqardhje për këtë përqindje kaq të ulët, problemet kryesore janë mosfunksionalizimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), të cilat janë identifikuara nga kryetarët e komunave, sepse aty janë deponuar shumë ankesa nga operatorët ekonomik privat dhe këto ankesa nuk ka pasur kush t’i shqyrtojë, pra faji është ekskluzivisht i nivelit qendror për mosfunksionalizimin e bordit të OSHP-së, shumë projekte dhe investime do të përmirësonin jetën e qytetarit nuk ka ndodhur”, tha ai, teksa pret që ky bord të funksionalizohet sa më parë pasi janë përzgjedhur nga Kuvendi i Kosovës

Krahas këtyre probleme, Ibrahimi thotë se edhe rritja e çmimeve në vend, i ka pamundësuar operatorët ekonomik t’i nisin projektet e parapara.

“Rritja e çmimeve është problem tjetër. Kemi pas takime me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare të Bizneseve, i kemi dëgjuar hallin e këtyre komuniteteve dhe me këto çmime të cilat kanë qenë të parapara, operatorët ekonomik po hezitojnë të fillojnë zbatimin e tyre. Në përgjithësi mund të themi se Qeveria është fajtorja kryesore përse është kjo përqindje kaq e ulët në investime kapitale”, thotë Ibrahimi për EO.

Të ngjashme