Idrizi: Faleminderit fermerëve tanë që me djersën e ballit na e sigurojnë bukën

Prishtinë | 03 Kor 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qenë tek tek fermeri Fetah Ademi, në komunën që ai drejton për të pëcjellur nga afër korrjen e grurit.

Idrizi ka shkruar se ka disa ditë që kanë filluar korrje-shirjet, e se mbeten me shpresën që rendimenti do të jetë i kënaqshëm për këtë vit.

Postimi i plotë:

ME BEREQET KORRJE-SHIRJET

Sot isha tek fermeri Fetah Ademi për të pëcjell nga afër korrjen e grurit në komunën tonë. Ka disa ditë që kanë filluar korrje-shirjet, ndërsa ne mbetemi me shpresën që rendimenti do të jetë i kënaqshëm për këtë vit.“Rida Com” me makineri moderne po bënte një punë të shkëlqyeshme!

Faleminderit fermerëve tanë që me djersën e ballit na e sigurojnë bukën!

Të ngjashme