Idrizi mirëpret gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana pas arritjeve të tyre në garën ndërkombëtare

Vushtrri | 30 Nën 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka mirëpritur gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana, pas arritjeve kulminante në garën ndërkombëtare Horizon Cup në Selanik të Greqisë.

Idrizi ka thënë se klubi i gjimnastikës në këtë garë është shpërblyer falë punës së palodhur të trajnerëve Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi.

“Sot mirëprita gjimnastet Rea Berisha dhe Sara Pllana, pas arritjeve kulminante në garën ndërkombëtare Horizon Cup në Selanik të Greqisë. Klubi i gjimnastikës në këtë garë është shpërblyer falë punës së palodhur të trajnerëve Arlind Shaqiri dhe Doruntinë Ibrahimi. Urime gjimnasteve”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

Të ngjashme