Idrizi reagon pas dëmtimit të hapësirave të gjelbra: Kujt po i pengojnë drunjtë dekorativ

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka reaguar në lidhje me dëmtimin që iu është bërë drunjve dekorativ në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Komunë e Vushtrrisë, ai e ka quajtur këtë një gjest të shëmtuar dhe vandal.

Idrizi ka njoftuar se për këtë rast është duke u marr inspektorati dhe policia.

Njoftimi i plotë:

KUJT PO I PENGOJNË DRUNJËT DEKORATIV?
Si një ndër komunat me ambientin më të pastër dhe hapësirat publike të gjelbëruara, sot jemi përballur me një gjest të shëmtuar dhe vandal nga persona të papërgjegjshëm, të cilët në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” (afër Emona Market), me qëllim kanë dëmtuar hapësirat gjelbëruese.
Me të marrë lajmin, inspektorati dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Raste të tilla nuk do të na zbrapsin, andaj të dashur qytetarë ju lutem që bashkërisht ta ruajmë dhe ta mbajmë ambientin pastër! 🙏

Të ngjashme