Idrizi të shtunën në terren, takon banorët e lagjes së qytetit: Çdoherë dhe në çdo kohë do të jemi pranë qytetarëve

Prishtinë | 28 Jan 2023 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Edhe gjatë vikendit, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar punën duke takuar qytetarë dhe duke u informuar për nevojat e qytetarëve.

Idrizi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ditën e shtunë e kanë filluar me takimin e banorëve të lagjes së qytetit, e njohur si “Lagjja e Pushkollve”, ku u informuam nga afër me nevojat e banorëve të lagjes për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kanalizimeve.

“Çdoherë dhe në çdo kohë do të jemi pranë qytetarëve dhe kërkesave të tyre, duke ju ofruar zgjidhje” shkruan Idrizi.

Të ngjashme