Inaugurohet “Parku Japonez” në Prishtinë

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 16:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot është bërë inaugurimi i “Parkut Japonez” të ndërtuar nga Qendra për Zhvillime Humane dhe përkrahur nga “Japan Tobacco International” (JTI).

I ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke  Yamanaka, theksojë përkrahjen të cilën shteti i tij e ka dhënë dhe po i’a jep Kosovës, raporton Ekonomia Online .

Ai shprehu përcaktimin dhe angazhimin e vendit të tij për përkrahjen e mëtejme te të gjitha proceseve nëpër të cilat kalon Kosova, por edhe të projekteve ekonomike.

Kurse, kryetari i Prishtinës Përparim Rama duke i’u falënderuare ambasadës së Japonisë për përkrahjen e realizimit të këtij projekti theksoj se Komuna e Prishtinës gjithnjë jo vetëm që po përkrah projekte të tilla, por po angazhohet edhe në realizimin e tyre.

“Është një hapësirë të cilës iu ka nevojite një transformim i mirëfillte, më vjen shumë mirë që ky transformim tash ndërlidhet edhe me kulturën, traditën japoneze, me miqtë tanë japonez. Me vite të tëra shteti Japonez i ka ndihmu shtetit të Kosovës dhe vazhdon të na ndihmojë në mënyra të ndryshme me fonde dhe donacione të ndryshme. Tash e kemi edhe Parkun Japonez (Sakurat Japoneze) të cilat do ta zbukurojnë këtë vend me lulet e tyre fantastike”, tha Rama. 

Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për studime humane Mimoza Shahini shprehu falënderime për përkrahjen e këtij projekti nga ana e JTI-së tha se në bashkëpunim me këtë kompani kanë realizuar edhe disa projekte të tjera në të mirë të qytetarëve, raporton EO.

” Ky është një projekt i cili ka për qëllim të krijojë mjedise sa më të gjelbra që ekologjikisht të jenë sa më të pastra në mënyrë që qytetarët të pushojnë e të ulën. Kjo ndiko shumë në mirëqenien e njerëzve. Do të ketë projekte edhe më tutje që do të sjellin një mjedis sa më ekologjikisht të pastër. Kjo do të jetë një hapje e madhe për qytetin e Prishtinës”.

Prorektorja e UP-së Albulena Blakaj është shprehur falënderuese pasi që kanë zgjedhur pikërisht Kampusin e Universitetit të Prishtinës për ta shndërruar në park.

“Më vije mirë që kanë zgjedhur pikërisht Kampusin e UP-së të jetë vend i cili i mirëpret njerëzit të cilët do të jenë pjesë e këtij parku pastaj, para së gjithash studentët por edhe gjitha Prishtina meqë është në qendër të Prishtinës”, tha Blakaj.

Të ngjashme