Inaugurohet Qendra për Lidership në UBT, synon ndërtimin e kapaciteteve të lidershipit në Kosovë

Lipjan | 07 Qer 2023 | 12:06 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të mërkurën në Kampusin e Kolegjit UBT në Lipjan është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Qendrës për Lidership, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, tha se kjo qendër ka një rëndësi të madhe për lidershqipin në vend dhe se do të ketë impakt të rëndësishëm në shoqëri.

Sipas tij, kjo qendër synon ndërtimin e kapaciteteve të lidershipit në Kosovë.

“Duke marr parasysh që qendra është në vij të plotë me UBT-në, një qendër e tillë do të shërbejmë mjaftë mirë që do të mundësoj zhvillimi e lidershipit qoftë për studentë qoftë për mësimdhënësit. Vetë hapja e kësaj qendre krijon një reputacion të mirë për UBT. Mendoj që do të krijohet një ambient i përshtatshëm që janë të rëndësishëm për lidership. Një qendër e tillë lidershipi ka nevojë që praktika të mira të merren dhe të shkëmbejnë me partneritet ndërkombëtar”.

“Mund të ndërlidhim ekspertiza dhe resurset e përbashkëta. Ne mund të japim një kontribut shumë të madh. Qendra jonë do të jetë një qendër e hapur, me institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare. Do të kemi tematike e tema të bukura që do të jenë me interes”, tha ai.

Vehbi Miftari, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, tha se UBT-ja është faktor i  rëndësishëm që po vazhdon që të jap kontribut në Kosovë.

Sipas tij, një qendër e tillë do të ketë ndikim për zhvillim të qëndrueshëm.

“Promovimi i një qendre të tillë krijon mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim të qëndrueshëm. Besojmë se duke qenë se UBT-ja ka një infrastrukturë dhe pozicion shumë të mirë si qendër e arsimit të lartë, besoj që fal partneriteteve të tilla kjo qendër do të ketë një rol të rëndësishme në zhvillimin e përgjithshëm”.

Faton Limani, profesor i cili ka ligjëruar dhe asistuar kurse lidershipi në Harvard, tha se kjo është një ngjarje e rëndësishme që shënon një moment të rëndësishme të kultivimit të lidershipit në Kosovë e më gjerë, raporton EO.

“Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishme në zhvillimin, kultivimin e kapaciteteve të lidershipit në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, tha ai.

Të ngjashme