Infermierët protestojnë kundër Ligjit për Paga

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 09:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para Klinikës së Kirurgjisë protestojnë infermierë, në shenjë pakënaqësie me Ligjin për Paga, raporton Ekonomia Online. Ata kanë kërkuar që koeficienti i tyre të jetë mbi 2.4.

Përfaqësuesja e infermierëve, Arta Sejdiu, tha se infermieret duhet të trajtohen dinjitetshëm.

“Jemi tubuar sot të shprehim se pa kënaqësia jonë është  thelluar edhe më shumë brenda sistemit kemi parë profesionistë të tjerë shëndetësor që kanë po të njëjtin shkollim dhe janë ranguar me koeficient më të lartë se infermierët edhe pse puna e tyre nuk i afrohet as për së afërmi punës së infermierëve e cila çdo ditë ballafaqohet me lindjen, vuajtjen dhe vdekjen”.

“Andaj është e patolerueshme trajtimi që na bëhet me këtë projektligj ju bëjmë thirrje deputetëve të cilët pritet të votojnë ligjin në seancën e Kuvendit që të marrin parasysh kërkesat e mijëra infermierëve, mamive dhe profesionisteve të tjerë shëndetësorë”, tha ajo.

Naser Rrustemaj, Kryetar i Odës së Infermierëve, tha se kjo protestë vjen si rezultat i pakënaqësive të infermiereve lidhur me koeficientin.

“Krejt ajo çka ne kërkojmë është një pagë e dinjitetshme. Ne kemi mbajtur një dëgjim publik dhe me këtë janë të njoftuar edhe udhëheqësit e institucioneve”.

“Parlamenti dhe Qeveria duhet ditën e shtunë që këtë koeficient ta aprovojnë ashtu siç e kërkon dhe e meriton infermieri”.

“Koeficienti i infermierëve duhet të jetë i barabartë me të gjithë profesionistët  e tjerë shëndetësor”, 

Sabei Cakaj, përfaqësues i Sindikatës, ka përsëritur kërkesat për rritje të koeficientit, raporton EO.

“E mbështesë protestën, kërkesat janë të drejta shumë reale, nuk kërkojmë asgjë më shumë vetëm linearilzim sipas shkollimit që është parapa e mbështesim këtë protestë në çdo infermieri”.

“Koeficienti duhet të caktohet me shkollimin e tij që ai të ngritet me nivelin e te tjerëve”.

Më 25 janar, infermierët e QKUK-së kanë protestuar për koeficientin e ri të pagës.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Infermieret në QKUK protestojnë kundër Ligjit për Pagat

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, January 31, 2019

Të ngjashme