Inspekcioni në Prishtinë ua merr shënimet 223 qytetarëve për mosrespektim të masave – gjobat do të jenë nga 500 deri në 8 mijë euro

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka marrë vendim për rritjen e masave anti-Covid.

Sipas vendimit të ekzekutivit maskat është bërë e obligueshme për bartjen nga ana e qytetarëve si dhe është kufizuar lëvizja dhe është bërë mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

E në zbatimin e këtyre masave fluks të madh të punëve po ka edhe Inspekcioni Komunal në Prishtinë dhe Policia e Kosovës.

Drejtori Adonis Tahiri, tha se tanimë ka filluar edhe shqiptimi i gjobave për qytetarët dhe bizneset që nuk i zbatojnë këto masa.

Ai për Klan Kosova tha se deri më tani iu janë marrë shënimet mbi 200 qytetarëve dhe pesë bizneseve.

Tahiri theksoi se gjobat do të variojnë nga 500 deri në 8 mijë euro.

“Inspekcioni çdo mbrëmje dhe gjatë ditës del në teren për të parë zbatueshmerinë dhe për të dhënë vërejtjet e tyre në bazë të ligjit për të gjitha ata që nuk përfillin masat e reja.tashmë kanë filluar edhe të shqiptohen gjoba në bazë të ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke thënë se ato variojnë nga 500 euro deri në 8 mijë euro, dhe se ato dallojnë varësisht shkeljes që bëhet dhe klasifikimit si person fizik apo person juridik”.

“Gjatë kësaj jave janë marr shënimet për procedurë të mëtutjeshme për 223 qytetarë dhe pesë biznese, përgjatë inspektimeve në terren bashkë me Policinë e Kosovës”.

I pari i Inspekcionit në Prishtinë dha detaje edhe për mënyrën e trajtimit të gjobave.

“Secili rast me aktvendim të gjobës procesohet në gjykatë nëpërmjet Inspekcioneve Sanitare. Gjatës ditës së sotme situata në zbatimin e masave në kryeqytet është më e mirë. Qytetarët kanë filluar të respektojnë masat”.

Të ngjashme