Inspeksioni i Komunës së Prishtinës aksion në kafeteritë te Kino ABC, bizneset ankohen se po prishen edhe dekorime

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafeteritë, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Inspektorët komunalë, të shoqëruar nga policia e Kosovës, kanë larguar karriget dhe tavolinat e vendosura përgjatë trotuarit.

Një zyrtar i inspeksionit i tha Ekonomia Online se aksioni ka ardhur pas ankesave të banorëve.

Ndërkohë, pronari i njërës prej kafeterive u ankua se po prishen edhe disa dekorime që nuk i kanë penguar askujt.

“Çuditërisht po prishen edhe këto strehët dekorative që nuk i kanë penguar askujt, madje i kanë dhënë hijeshi vendit”, tha ky pronar, i cili nuk deshi të flasë para kamerës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, në një intervistë për medie së fundi, ka thënë se numri i inspektorëve është shumë i vogël krahasuar me kërkesat dhe ankesat qytetarëve.

Sipas tij, disa nga ankesat e qytetarëve shtyhen për trajtim pikërisht për këtë çështje,

Dushi ka thënë se përkundër numrit të vogël të inspektorëve kanë arritur të bëjnë shumë aksione.

“Jemi të përkushtuar që me kaq kapacitete t’i përgjigjemi pozitivisht secilës kërkesë të qytetarëve.

Të ngjashme