Drejtuesit e Interit kanë filluar kërkimet për transferimin e një portieri, pas lëndimit të Samir Handanovicit.
Drejtuesit e klubit italian janë të shqetësuar për gjendjen fizike të portierit të parë dhe kapitenit të tyre, teksa tani raportohet se janë duke kërkuar transferimin e një portier.
Sipas ‘Calciomercato’, Interi së shpejti pritet të nënshkruajë me Emiliano Vivianon, i cili momentalisht është pa skuadër dhe mund t’i bashkohet mënjëherë ‘Nerazzurëve’ si lojtar i lirë.
Portieri i dytë, Daniele Padelli, ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit te Interi, por Antoni Conte thuhet se nuk është bindur nga paraqitjet e tij, dhe kjo është arsyeja pse po kërkohet transferimi i një tjetër portieri.
Interi do t’i ofrojë Vivianos një kontratë afatshkurtër, por kjo do të varet edhe nga rezultatet e testeve mjekësore, të cilat pritet të kryhen gjatë këtyre ditëve. 35 vjeçari paraqitjen e fundit e ka regjistruar në maj të vitit të kaluar me skaudrën e SPAL’it dhe kjo është arsyeja pse drejtuesit e Interit po brengosen edhe për përgatitjen fizike të tij.
Sidoqoftë, Emiliano Viviano edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës së Interit (2009/12), por nuk kishte arritur asnjëherë të luajë në ndeshje zyrtare./GM