E ardhmja e Gerard Deulofeut është e paqartë. Anësori spanjoll zbarkoi në Itali janarin e vitit të kaluar dhe luajti gjashtë muaj solid në Milan, para se të rikthehej te Barcelona në verë.
Por, e ardhmja e tij është përsëri e paqartë.
Interi dhe Napoli kanë shprehur interesim për të duke parë që ai nuk është në planet e Ernesto Valverdes në Barça. Interi është duke punuar për të gjetur një marrëveshje me Barcelonën për dy vite huazim me obligim për ta blerë Deulofeun, por “Blaugrana” do të preferonte ta shiste atë menjëherë.
Ndërkohë, Napoli e sheh spanjollin si alternativë të Simone Verdit të Bolognas, dhe do të hidhet në sulm për të nëse i dështon transferimi i Verdit.
Por, Deulofeu po mendon për Milanin, skuadër në të cilën ka kaluar kohë shumë të mirë vitin e kaluar. Në mesazhin e postuar për Vitin e Ri, ai e postoi një fotografi të veten ku shihet i veshur me fanellë të Spanjës, Barcelonës dhe Milanit.