IPK: Po, po hetojmë policët në rastin Gjuriq

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 16:08 | Nga

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar ankesë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Millan Radojeviq lidhur me dyshimet që ka shprehur për policinë e Kosovës në rastin e arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas IPK-së në përputhje me misionin dhe fushëveprimin ligjor, IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së, dhe aktet tjera nënligjore të Policisë.

“Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve, në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme