IPKO instalon në Fakultetin e Bujqësisë stacionin agrar, ofron të dhëna për hulumtimet e studentëve

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 11:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompania IPKO ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë përmes së cilës është mundësuar instalimi i stacionit agrar në hapësirat e këtij fakulteti.

Ky stacion në mënyrë të detajuar do të masë parametrat agrarë, si pika e vesës, dendësia e reshjeve, lagështia e fletëve, temperatura e ajrit e të tjera, raporton Ekonomia Online.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se instalimin këtij stacioni do të iu ofrojë mundësi profesorëve dhe studentëve të dhëna të detajuara të cilat do të përdorën nga këto të fundit për hulumtimet e tyre në praktikë.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i IPKO, tha se duke pas parasysh zhvillimet e fundit teknologjike, janë duke u munduar që të fuqizojnë bizneset në Kosovë.

Në kuadër të Projektit “IPKO-Parashikimi Agrologjik”, IPKO ka instaluar deri më tani 16 stacione agrare, të cilat do të jenë në funksion të fermerëve të Kosovës.

Të ngjashme