Janjiq: Nëse Vuçiq s’ndryshon as pas zgjedhjeve, mund të ketë sanksione nga BE

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Analisti Politik nga Serbia, Dushan Janjiq ka komentuar dokumentin e hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo është shprehur se nuk e ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën. E po ashtu, ai ka komentuar edhe qëndrimin e BE-së, se marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, shkruan RTK.

Janjiq ka deklaruar se nëse shihet letra e kryeministres së Serbisë dërguar BE-së që lidhet me piken e 38, të qëndrimeve të Këshillit të BE-së aty ka mos pajtim verbal për dy çështje.

“Që nuk do të zbatohen pra dy çështje nga marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, bile si dhe njëra nuk ekziston në marrëveshje dhe lidhet me anëtarësimin e Kosovës në OKB”, tha Janiq duke shtuar se kjo për anëtarësim në OKB nuk ekziston në marrëveshje.

Ai tha se në marrëveshje është mospengimin e Kosovës nga ana e Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Natyrisht në marrëveshje është vetëm mos pengimi i Kosovës nga Serbia, porse nuk përflitet decidivisht anëtarësimi në OKB. E para nga Serbia nuk pritet që do ta njoh Kosovën e po ashtu dhe të mos lobojë kundër ç’ njohjeve të Kosovës ”, tha Janjiq.

Janjiq ka potencuar se pjesa e dytë ka të bëje me atë që Serbia edhe më tutje thotë se Kosova është pjesë e territorit të saj.

Ai po ashtu ka deklaruar se nëse pas zgjedhjeve në serbi nuk ndryshon presidenti, Aleksandër Vuçiq dhe vazhdon me të njëjtat politika edhe mund të ketë sanksione nga BE-ja.

“Nuk pres sanksione ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, sanksionet mund të ndodhin për shkak të mos harmonizimit të politikave më BE-në”, tha ai.

Të ngjashme