Jasharaj: Qeveria me kërcënime u mundua ta shuajë zërin sindikal

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kritikuar Qeverinë në Ditën e Mësuesit, më 7 Marsit.

Përmes një komunikate për media ka thënë se Qeveria meriton të kritikohet sepse sipas tij, nuk realizuan asnjë kërkesë të punëtorëve të arsimit për kushte më të mira të punës.

Jasharaj ka deklaruar se Qeveria u mundua që me masa ndëshkuese e me kërcënime për ndalje të pagave, ta shuajë zërin sindikal.

“Ata sollën zhgënjim me ligjin e pagave dhe shtuan shumë pakënaqësitë me rritjen ironike të koeficientit të pagave nga 105 në 110 euro e jo sa ishte kërkesat e arsyeshme e jona që koeficienti të kishte vlerë se paku 130 euro. Ata po prekin në emër të ndryshimeve e plotësimit të ligjeve në të drejtat e fituara duke vështirësuar jetën e punëtorëve të arsimit e veçmas të pensionistëve. Ata po veprojnë kokë me vete dhe po i ikin dialogut për ta dëgjuar zërin e mësuesit dhe shqetësimet e kërkesat e tij”, ka thënë ai.

Tutje ka thënë se data 7 Mars sjell emocione të veçanta në Kosovë sepse rrugëtimi i arsimit dhe shkollës shqipe u përball me shumë sulme e furtuna të pushuesit.

“Një pjesë e lavdishme e arsimit tonë ishin edhe vitet e 90-ta kur punëtorët e arsimit duke bërë sakrifica sublime mbrojtjen arsimin shqip duke mbrojtur dritën kundër errësirës. Bota demokratike u mahnit me këtë gatishmëri e sakrificë të punëtorëve arsimor të Kosovës dhe u qëndroi pranë duke u dhënë përkrahje e motiv për të vazhduar për plot 9 vite me radhë në këtë mision të shenjtë. Urime dhe respekt në këtë ditë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe për të gjithë pishtarëve dijes që nëpër vite e dekada vazhduan misionin e shenjtë të edukimit të brezave”, ka thënë ai.

Tash kur në vitin 2014 po shënohet kjo datë e madhe e bazuar në realitetin e kohës dhe

Të ngjashme