Jashari e Ferrara flasin për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari priti në takim gjenerallejtënant, Vito Ferrara, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Mjekësisë Ushtarake të Ushtrisë Italiane.

Gjenerallejtënantët, Jashari e Ferrara, kanë folur për bashkëpunim në fushën e mjekësisë ushtarake.

Mes të tjerash, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ushtrive në fushën e trajnimeve dhe specializimeve shkëmbimin e personelit mjekësor.

“Qëllimi i vizitës së delegacionit italian është ngritja e bashkëpunimit në fushën e mjekësisë ushtarake mes dy ushtrive, e cila bëhet në bazë të planit bilateral mes dy vendeve tona”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Të ngjashme