Ekonomia Online
FUNDIT

Johnson: Isha në “gjendje vrasëse” për skandalin me notat e nxënësve gjatë pandemisë

Johnson: Isha në “gjendje vrasëse” për skandalin me notat e nxënësve gjatë pandemisë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka pranuar se mënyra si u vlerësuan nxënësit gjatë pandemisë ishte e padrejtë dhe e dështuar, duke thënë se ndjehej në një “gjendje vrasëse” nga zhgënjimi dhe donte të shkarkonte ministrin e Arsimit. Johnson tha se në hetimin për menaxhimin e pandemisë, shumë nxënës morën nota që nuk pasqyronin aftësitë e […]

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka pranuar se mënyra si u vlerësuan nxënësit gjatë pandemisë ishte e padrejtë dhe e dështuar, duke thënë se ndjehej në një “gjendje vrasëse” nga zhgënjimi dhe donte të shkarkonte ministrin e Arsimit.

Johnson tha se në hetimin për menaxhimin e pandemisë, shumë nxënës morën nota që nuk pasqyronin aftësitë e tyre reale, ndërsa shkollat private dhanë nota më të larta se ato publike.

Ai shtoi se mbyllja e shkollave ishte një nga vendimet më të vështira, të cilën e cilësoi si një “ide të tmerrshme”, për shkak të ndikimit negativ tek fëmijët më të varfër.

Sipas tij, qeveria kishte filluar diskutimet për mbylljet që në mars 2020 dhe Ministria e Arsimit duhej të ishte përgatitur për çdo skenar.

Të ngjashme