Jose Mourinho gjen punë të re

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho i ka marrë 15 milionë funta pas ndarjes me Manchester United. Por, të ardhurat e portugezit do të rriten ndjeshëm me punën e re.

Raportohet se trajneri portugez ka arritur marrëveshje me gjigantin televiziv, beIN SPORTS.

60 mijë funta do të fitojë Mourinho si analist për secilën ndeshje, shkruan Indeksonline.

Debutimi i tij si analist pritet të bëhet në ndeshjen e Kupës së Azisë, Arabi Saudite-Katarm ndërsa dy ditë më vonë në ndeshjen e Premierligës, Arsenal-Chelsea.

Mourinho do të shfaqet së bashku me Richard Keys dhe Andy Gray në beIN SPORTS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme