Ekonomia Online
FUNDIT

Juniku s’ka të prekur me koronavirus, por pandemia rrezikon të mbyllë shumë biznese

Juniku s’ka të prekur me koronavirus, por pandemia rrezikon të mbyllë shumë biznese

Asnjë rast me koronavirus nuk është shënuar deri tani në Komunën e Junikut. Mjekët e zyrtarët komunalë thonë se qytetarët janë më meritorët pasi respektuan në përpikëri masat e ndërmarra për parandalimin e Covid-19. Megjithatë nga mbyllja e bizneseve gjendja ekonomike në këtë komunë është rënduar shumë, raporton KOHA. Kryetari Agon Kuçi thotë se shumë […]

Asnjë rast me koronavirus nuk është shënuar deri tani në Komunën e Junikut.

Mjekët e zyrtarët komunalë thonë se qytetarët janë më meritorët pasi respektuan në përpikëri masat e ndërmarra për parandalimin e Covid-19.

Megjithatë nga mbyllja e bizneseve gjendja ekonomike në këtë komunë është rënduar shumë, raporton KOHA.

Kryetari Agon Kuçi thotë se shumë biznese rrezikojnë të falimentojnë, derisa shton se pret ndihmën e Qeverisë në këtë aspekt.

Komuna e Junikut ka rreth 7300 banorë dhe është në mesin e pak komunave në Kosovë që nuk janë prekur nga koronavirusi.

Gjithashtu, në Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Shtërpcë nuk është shënuar ende asnjë rast me Covid-19.

Të ngjashme