Kajtazi: Lufta për porositjen e armëve, strategji e shteteve për të shfaqur forcën e tyre

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Ridvan Kajtazi, ish-hetues i Policisë, ka theksuar se porositja e armëve nga shtetet e caktuara është një strategji për të shfaqur forcën ndaj shteteve të tjera, duke theksuar se Kosova nuk do të jetë një Ukrainë e dytë, falë rolit të NATO-s dhe KFOR-it në sigurinë e Kosovës.

Ish-hetues i Policisë, Ridvan Kajtazi ka thënë se porositja e armëve nga shtetet e caktuara është më shumë një lloj strategjie që janë duke e përdorur shtetet për të vendosur ose shfaqur forcën e tyre karshi shteteve tjera.

“Kjo lufta për e porositjen e armëve ose për furnizimin me armatim është më shumë një lloj strategjie që janë duke e përdorur shtetet për të vendosur ose shfaqur forcën e tyre karshi shteteve tjera”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka theksuar se sulmi terrorist në Banjskë ka ngritur alarmin se Kosova mund të jetë një Ukrainë e dytë, por sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë.

Kajtazi gjithashtu ka vlerësuar rolin e NATO-së dhe KFOR-it për sigurinë në Kosovë.Ne kemi bërë një jashtëzakonisht të fuqishëm sa i përket ofrimit të sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës, prandaj kjo gara nuk i shërben askujt edhe pse çështja e NATO-s, prezenca e NATO-së këtu përmes KFOR-it aleatëve ka një impakt që nuk do të vihet deri në një situatë sikur në Ukrainë”, ka thënë Kajtazi.

Të ngjashme