Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 shqiptarëve në Pejë nuk paraqiten nëpër seanca, gjyqësori në Serbi nuk funksionon për këto lloj krime

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka vazhduar raportimin e saj rreth krimeve serbe dhe mosdhënien e llogarisë së tyre.

Kandiq thotë se sistemi i drejtësisë në Serbi është ‘i prishtur’. Kjo për faktin se sipas saj, të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në fshatrat e Pejës më shpesh nuk paraqiten nëpër seanca gjyqësore.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është “i prishur”, që është të mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, shlruan Kandiq në X.

Kandiq për këtë rast, i referohet suspendimit të k Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH).

FDH asokohe theksoi se Ushtria Serbe dhe Ministria e Mbrojtjes nuk pranuan t’i tërheqin nga shërbimi aktiv oficerin dhe nënoficerin e Ushtrisë Serbe (US), Pavlo Gavriloviqin dhe Rajko Kozllina, të cilët gjykohen për krime kundër civilëve në fshatin Tërnje në mars të vitit 1999.

Të ngjashme