Kaosi në Kuvend, ambasadori gjerman në Tiranë: Parlamenti të plotësojë rolin e tij kushtetues

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka bërë një reagim mbi kaosin e javëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shprehet se, “po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë”.

“Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike”, theksoi Bergner në një reagim.

“Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti. U bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, thotë ai.

Të ngjashme