Kapen me dy tonë kanabis, autoritetet italiane arrestojnë katër shqiptarë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 12:09 | Nga

Një barkë me rreth dy tonë kanabis në bord, i dyshuar për origjinë nga Shqipëria, u kap në orët e hershme të mëngjesit në brigjet e Salentos të Italisë.

Katër shqiptarë që ishin në bord u arrestuan nga autoritetet italiane, ndërsa policia gjithashtu kapi një Kalashnikov që burrat në bord kishin, njofton Klan Kosova.

Anija me motor është identifikuar në det dhe është ndjekur nga patrullat e policisë italiane deri sa është kapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme