Kapet autori i vjedhjes në Plemetin të Obiliqit

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:42 | Nga

Tri ditë më parë, në fshatin Plemetin të Obiliqit kishte ndodhur një vjedhjes. Policia ia doli që pas hetimeve ta zbulojë dhe dje ta arrestojë të dyshuari, një shqiptar, shtetas i Kosovës.

Ai kishte vjedhur në shtëpinë e viktimës, po ashtu shqiptar, një hidrofor, një motor për kositjen e barit dhe një motor për anije, thekson policia në raportin e saj të sotshëm.

Saktësohet se i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme