Kardiokirurgjia pajiset me aparaturë në vlerë prej 370 mijë eurosh

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 10:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka dhënë donacion një aparaturë që kap vlerën prej 370 mijë eurosh për Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se qeveria italiane ka bërë një projekt 3 milionësh në Kosovë, ku sot u bë dorëzimi i një aparature të vlefshme për këtë klinikë, raporton Ekonomia Online.

“Projekti ka të bëjë me pajisjet që janë ndërruar dhe kanë bërë hapjen e sallës së dytë të Kardiokirurgjisë dhe hapjen e intensives, pra gjithashtu rezultojnë në shërbime më të shpeshta për pacientë tanë, pra do të jenë pacientë më shumë që marrin shërbime, pra kemi zhvilluar kapacitete të reja  dhe këto kapacitete janë mundësi nëpërmjet pajisjeve të dhuruara nga shteti i Italisë, por gjithnjë me punën e punëtorëve tanë shëndetësorë”.

Projekti do të vazhdojë edhe dy vjet, ku do të ketë ngritje të kapaciteteve së bashku mjekët nga Italia, pra do të punojmë edhe në funksionimin e pajisjeve, salla të reja, por edhe në trajnimin e mjekëve dhe infermierëve tanë”, tha Ismaili.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se kjo është faza e parë e donacionit për aparatura mjekësore në Kardiokirurgji në Spitalin e Prishtinës.

Sipas tij, ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej me Ministrinë e Shëndetësisë.

”Jemi këtu për të parë nga afër realizimin e një pjese të projektit, që është bërë i mundur nga qeveria italiane. Projekti është rreth 3 milionë euro si donacion me disa pajisje mjekësore në Spitalin e Kardiokirurgjisë në Prishtinë, ku gjithashtu dje nënshkruam kontratën për mbështetjen e projektit në Repartin e Kardiokirurgjisë”, shtoi Cristoforo Sardi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme