Katër punonjës të OSHEE-së dhe pronari i një hoteli në Shëngjin arrestohen për vjedhje rryme

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia në Shqipëri ka arrestuar katër punonjës të distribucionit të energjisë dhe një pronarë hoteli në Shëngjin me dyshimin se keqpërdorën energjinë elektrike.

Sipas njoftimit të policisë operacioni ku janë përdorur masa të fshehura dhe teknika të veçanta të hetimit ka rezultuar me arrestimin e pesë shtetasve, transmeton tch.

– A. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– J. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, me funksion specialist leximi pranë Drejtorisë Qendrore të OSHEE Tiranë

– G. M., 31 vjeç, banues në Lezhë, me funksion specialist leximi pranë Njësisë Lezhë të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti privat, Hotel në Shëngjin.

Burime nga policia e Lezhës raportojnë se kanë ndaluar 4 punonjës të OSHEE-së, si dhe iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.

Specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomiko në Lezhë, mbi bazën e informacioneve të siguruara se një hotel në Shëngjin, nuk faturohej për energjinë elektrike të konsumuar, ardhur kjo nga shpërdorimi i detyrës i punonjësve të kompanisë OSHEE, duke i sjellë dëm ekonomik kësaj kompanie, kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë Lezhë në muajin gusht 2018.

Gjithashtu, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve elektrike” ndaj shtetasit M. N., 64 vjeç, banues në Lezhë, pronar i hotelit në Shëngjin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme