Katër raste të dhunës dhe kërcënimeve ndaj femrave

Prishtinë | 06 Tet 2018 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur katër raste të dhunës ndaj femrave dhe kërcënimeve.

Në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në  Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar se e kishte sulmuar fizikisht një femër duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje,” bënë të ditur policia.

Në Podujevë, një burrë pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë incidentit djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta (gërvishtje në dorë).

“Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt,” raporton policia.

Sipas policisë, në Prishtinë është sulmuar një femër seksualisht.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.

Në Istog, një femër është kërcënuar nga një mashkull përmes një letre.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësia e hetimeve.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme