Katër rastet e reja me Covid-19 në Istog janë raste kontakti me persona nga fshati i Pejës

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Istogut mbrëmë janë konfirmuar katër raste të reja me Covid-19, ndërsa një tjetër është shëruar.

Përmes një postimi të komunës, bëhet e ditur se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti me persona nga një fshat, komuna Pejë

“Kryetari Komunës së Istogut, Haki Rugova uron shërim të shpejtë për të infektuarit. Ju lutemi secilit të qëndroni në shtëpitë e juaja dhe të keni kujdes të shtuar, apelojmë gjithë qytetarët që të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme