KE i shqetësuar për dorëzimin e mandateve në Shqipëri, Parlamenti nuk duhet braktisur

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar shqetësim në Bruksel.

Këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti.

“Në një demokraci legjislatura është instanca e parë ku çështjet politike, që prekin të gjithë vendin, duhet të diskutohen, e ku për to duhen kërkuar zgjidhjet. Opozita shqiptare nuk duhet ta braktisë Parlamentin”, tha Jagland, i cili iu bashkua gjithashtu korit të zërave që kanë bërë thirrje për frenim nga retorika e dhunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme