Këngëtari amerikan Tom Petty vdes nga sulmi në zemër

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 10:30 | Nga

Rok këngëtari i famshëm amerikan, Tom Petty, ka vdekur nga sulmi në zemër në Kaliforni, njofton familja e tij përmes një komunikate.

Ai ishte 66-vjeç, raporton BBC, përcjell Express.

Petty ishte gjetur pandjenja, nuk ishte në gjendje të merrte frymë dhe i goditur nga sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Malibu dje në mëngjes.

Ai u dërguar në spital por doktorët nuk ia dolën ta ringjarllin dhe ai vdiq të hënën pasmesnate.

Petty njihej më së miri si vokalist i grupit “The Heartbreakers”, ndërsa ndër hitet e tij ishin “American Girl”, “Breakdoën”, “Free Fallin’”, “Learning to Fly” dhe “Refugee”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme