Kërkohet paraburgim për dy të pandehurit për grabitjen e djeshme në Istog

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve, Y.M dhe U.M., për shkak se të kishin për të kryer vepër penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Vjedhje Grabitqare” me ç’rast u vra grabitësi Kamer Metaj.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj dy të pandehurit, Y.M dhe U.M, në drejtim të kësaj vepre penale.

Seanca e procedurës së paraburgimit është mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme