Kërkohet që statusi i Fondit Pensional të jetë temë e dialogut Kosovë – Serbi

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 14:04 | Nga Valbona Byqtyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë organizuar tryezën e diskutimit lidhur me  “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Fondi Pensional i Kosovës vazhdon të mbetet peng. Janë mbi 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim. Shuma e Fondit Pensional të Kosovës, i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën deri në dy miliardë euro.

Artan Mustafa, autor i hulumtimit “Politika pensionale e Kosovës në kontekst të bisedimeve me Serbinë, Trashëgimia nga Jugosllavia dhe qëllimi për politik bashkëkohore të njësuar në tërë territorin e vendit”, prezantoi hulumtimin e realizuar.

Mustafa fillimisht prezantoi të gjeturat e hulumtimit lidhur me se si janë realizuar politikat pensionale gjatë kohës së Jugosllavisë.

Ai më tutje tha se reforma që e ka aplikuar Kosova ka qenë ajo privatizuese. Sipas tij, Kosova së bashku me Sllovenin janë vendet e vetme të cilat kanë qenë pjesë e Jugosllavisë që mbulueshmëria  nga politikat pensionale është 100%.

“Kosova në krahasim me vendet e tjera për faktin se organizatat ndërkombëtare kanë pas një rol shumë të madhe dhe për partitë politike që nuk kanë qenë të interesuara Kosova e ka privatizimin më të madh prej krejt rajonit”.

“Avantazhet: mbulueshmëria është 100 për qind. Kosova dhe Sllovenia janë vendet e vetme nga ish Jugosllavia që e kanë këtë mbulueshmëri kaq të lartë”.

“Mangësia e tjetër është se ka një varësi të madhe nga disponimi i tregut gjithmonë pensionet janë të varura nga tregu dhe na kemi bërë pak që me pas pluralitet pensional”.

Besa Baftiu, kryetare e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale tha se dialogu Kosovë-Serbi është jo transparent.

Baftiu tha se statusi i Fondit Pensional të jetë temë e dialogut Kosovë – Serbi.

“Ne si komision në përkrahjen me KDI kemi mbajt takime të rregullta me pa mundësinë që komisionet të monitorojnë punën e qeverisë jemi dëshmitar se dialogu Kosovë Serbi është jo transparent andaj edhe ai i tillë ka sjell mospajtime nga ana e deputetëve”.

“Ne si komision kemi afruar bashkëpunim edhe me organizatat tjera që të punojmë që statusi i Fondit të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Platforma e re po na përjashton nga mbikëqyrja apo nga pjesëmarrja në Qeveri”.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i departamentit të pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se deri më tani nuk kanë pasur komunikim me Serbinë lidhur me pensionet.

Xhaferi paralajmëroi që shumë shpejtë do të prezantojnë reformën e re të Fondeve Pensionale.

“Besojmë që në vitin e ardhshëm me Serbinë në aspektin zyrtar nuk kemi asnjë shkëmbim. Serbia nuk pranon asnjë kërkesë këto e kalojnë nivelin e ministrisë e kanë karakterin politik. Andaj po presim atë politikë”.

Baftiu tha se Fondi i Pensioneve të Kosovës duhet të jetë temë  në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne si komision në përkrahjen me KDI kemi mbajt takime të rregullta me pa mundësinë që komisionet të monitorojnë punën e Qeverisë jemi dëshmitar se dialogu Kosovë- Serbi është jo transparent andaj edhe ai i tillë ka sjell mospajtime nga ana e deputetëve”.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i departamentit të pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se deri më tani nuk kanë pasur komunikim me Serbinë lidhur me pensionet.

Xhaferi paralajmëroi që shumë shpejtë do të prezantojnë reformën e re të Fondeve Pensionale.

“Besojmë që në vitin e ardhshëm me Serbinë në aspektin zyrtar nuk kemi asnjë shkëmbim . Serbia nuk pranon asnjë kërkesë këto e kalojnë nivelin e ministrisë e kanë karakterin politik. Andaj po presim atë politikë”.

 

 

Të ngjashme