Kërkohet seriozitet në luftimin e korrupsionit në Kosovë

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, një rosë e verdhë 6 metërshe është vendosur para objektit të qeverisë në ditën Kundër Korrupsionit. Kjo rosë sipas ideatorit Jeton Zulfaj, tregon për nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë.

“Sot është dita ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe kemi vendos që në vend të fjalëve të flasim me një performancë e cila tregon që kemi një problem të madh me korrupsionin, rosa është 6 metërshe dhe tregon për nivelin e lartë të korrupsionit”.

“Kjo ide është realizuar nga komuna transparente dhe llogaridhënëse. Sot e kemi një rosë gjigante, rosa e verdhe në sjell kujtime të lumtura të  fëmijërisë mirëpo në botë ka fillu me u përdor si simbol kundër korrupsionit. Korrupsioni në Kosovë është i madh dhe i dukshëm. Është koha për ndryshime, në Kosovë kanë ndodhë ndryshime në prokurimin publik dhe qasjen në dokumente. Është koha me i thënë jo korrupsionit, është koha të flasim hapur”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e nga Departamentit për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Christina T. Davis  tha se këtë vit ka pasur përparim sa i përket transparencën në prokurim, ndërkaq u bëri thirrje edhe qytetarëve që të raportojnë rastet e korrupsionit.

“Viti 2018 është një vit më ndryshime të mëdha sa i përket transparencës në prokurim në Kosovë, tani e dimë që gjithçka po ndodhë haptas dhe ky është lajm i mirë për Kosovën. Siç e pamë këtu sot e kemi këtë rosë kaq të madhe të verdhë e cila është simbol i luftës kundër korrupsionit dhe kjo rosë e verdhë është një rikujtim për gjithë progresin qe kemi pas këtë vit por na ka mbet edhe shumë punë për tu bërë. Siç e dini tash të gjitha dokumentet e prokurorit publik janë të hapura për publikun dhe nëse shihni diçka që nuk është mirë ju duhet ta hapni alarmin. Është shumë e rëndësishme që të gjithë taksapaguesit e Kosovës ta dinë nëse parat e tyre janë shpenzuar në mënyrë të mençur. USAID është i zotuar që ta ndihmoj Kosovën dhe institucionet e saj për ta luftuar keqpërdorimin e fondeve publike. Është koha kur Kosovës i duhen njerëz vërtet të guximshëm”, tha ajo, raporton EO.

Drejtori  i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha se Kosovës ende i duhet punë për tu bërë që të arrihet progres në luftimin e korrupsionit.

“Është e vërtet që shumë institucione ndërkombëtare e vendore kanë nxjerr raporte që Kosovën e kanë paraqit si një vend që ka element të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Agjencia Kundër Korrupsion ka dhënë kontribut dhe ka trajtu numër të madh të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsion. “Transparenc Internacional”, Kosovën e ka radhitë 10 pozita më mirë mirëpo ky progres nuk mjafton. Ka mungesë të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka ende shumë punë”, tha ai, raporton EO.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Në kuadër të projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, një Rosë e Verdhë 6-metërshe do të vendoset para objektit të qeverisë. Me këtë rast, qytetarët do të mund të shkruajnë mesazhe kundër korrupsionit.

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, December 9, 2018

 

Të ngjashme