Këto janë kriteret që duhet plotësuar gratë lehona në Prishtinë nëse duan të përfitojnë subvencion prej 500 euro

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nënat lehona për të përfituar nga Subvencioni prej 500 euro duhet t’i plotësojnë disa kritere.

Krahas kësaj, ato duhet të jenë me asistencë sociale, të jetë banore e Komunës së Prishtinës dhe të ketë fëmijën e lindur nga fillimi i këtij viti.

Njoftimi i plotë:

Për të aplikuar për Subvencione në vlerë prej 500E (pesëqind euro), prindërit (nënat lehona përfitues të skemës sociale) aplikues duhet ti plotësoj këto kritere:

1. Të jetë përfitues i Skemës Sociale,

2. Të jetë regjistruar në regjistrin civil të Komunës së Prishtinës (banorë KK Prishtinës),

3. Të kenë lindur fëmijën nga data 01.01.2022 dhe tutje, brenda territorit të Komunës së Prishtinës.

Njoftim për aplikim për subvencione për nënat lehona përfituese të skemës sociale (për fëmijët e porsalindur)

Të ngjashme