Kim Kardashian në lidhje me moderatorin e CNN

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian ka hedhur pas krahëve divorcin me Kaney West dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.

Mderatori i CNN, avokati Van Jones, thuhet se është burri që ka tërhequr vëmendjen e yllit të reality-showt “Keeping Up With The Kardashians”.

Dyshja janë miq prej kohësh ndërsa zërat për një lidhje romantike mes tyre kanë nisur prej muajit janar.

Burimet pranë tyre thonë se Kim dhe Van kanë një kimi të veçantë dhe kalojnë shumë kohë duke folur bashkë, kryesisht për pasionin e përbashkët për ligjet.

Kujtojmë se Kim Kardashian u nda nga ish-bashkëshorti Kaney West, pas 7 vitesh martesë. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme