Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK, sot po trajtohen 39 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 28 të tjerë më post-Covid.
Sipas SHSKUK-së, prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient