Kjo rrugë në Prishtinë do të mbyllet dy ditë për qarkullim

Prishtinë | 07 Pri 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza”, do të mbyllet për qarkullim të premten dhe të shtunën.

Sipas njoftimit aty do të fillojë asfaltimi i shtresës së parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati.

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit – Prishtinë. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim

Të ngjashme