Klinë, gjendet një person i vdekur në oborr të shtëpisë

Klinë | 01 Kor 2018 | 12:42 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur i vdekur në oborr të shtëpisë në qytetin e Klinës.

“Raportohet se në oborrin e shtëpisë se tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

 

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme