Ekonomia Online
FUNDIT

Klinë: Një person dyshohet se ra në lumë

Klinë: Një person dyshohet se ra në lumë

Një person dyshohet se ka rënë në lumë në Klinë. Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Klan Kosova, dy dëshmitarë sa ishinduke kaluar andej e kanë parë një person në lumë që po mbytej. Njëri nga ta ka hyrë për ta shpëtuar po për shkak të thellësisë aty, nuk mundi ta shpëtonte. I njëjti i […]

Një person dyshohet se ka rënë në lumë në Klinë.

Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Klan Kosova, dy dëshmitarë sa ishinduke kaluar andej e kanë parë një person në lumë që po mbytej. Njëri nga ta ka hyrë për ta shpëtuar po për shkak të thellësisë aty, nuk mundi ta shpëtonte.

I njëjti i ka njoftuar policinë, të cilët tashmë janë në vendngjarje, po priten edhe ekipet nga FSK-ja.

Ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se ka rënë në ujë.

Të ngjashme