KMDLNj diskuton mbi degradimin mjedisor me ministren Reshitaj

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 14:29 | Nga

Përfaqësues të KMDLNj –së u takuan me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Znj. Albena Reshitaj në cilësinë e organizatës e cila me vite të tëra monitoron realizimin e të drejtave të njeriut duke filluar nga njëra më elementaret siç është mbrojtja e mjedisit .

Në takim u diskutuan mbi çështjen dhe situatën aktuale mbi degradimin mjedisor , ujërat, deponitë legale dhe ilegale të mbeturinave, hidrocentralet, ndërtimet pa leje dhe situatën e pajisjen me leje pune për gjeodetët e rangut të dytë që i ishte refuzuar licencimi , sipas KMDLNj –së , pa të drejtë e që paraqet shkelje e të paraqet shkelje e të drejtave të njeriut.

Për KMDLNj është i papranueshëm zbatimi i standardeve të dyfishta , deri sa një qyetari i demolohet edhe një bodrum i ndërtuar pa leje në pronën e vet , në veri të Kosovës lejohet ndërtimi pa leje nga ana e Serbisë i mbi 300 shtëpive pë serbë të cilën KMDLNj e konsideron Lagje politike që për qëllim e ka kolonizimin e kësaj pjese të Kosovës.

Ministrja Reshitaj prezentoi prioritetet që ka gjatë këtij mandati dhe foli për punën aktuale që po bën kjo ministri.

Përfaqësuesit e KMDLNj – së prezantuan gjithë shqetësimet që i preokupojnë qytetarët e Kosovës, në përgjithësi dhe shqetësimet e veçanta të atyre që kanë paraqitur rastet në KMDLNj. Në përgjithësi u arrit një pajtueshmëri mbi gjendjen e përgjithme të sferave të cilat janë në domenin e MMPH – së dhe u pohua gatishmëria për të vazhduar punën e mirë të nisur nga znj. Reshitaj , ministre e kësaj ministrie.

KMDLNj shprehu gjithashtu shqetësimet e një numri të gjeodetëve mbi çështjen e pajisjes me leje të punës e që së fundi u është refuzuar dhe u dakorduan për ndryshimet e nevojshme për të gjetur një zgjidhje të përkohëshme , deri te një zgjidhjeje të pëhershme.

Të dy palët u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen dhe se do të jenë bashkëpunëtorë në të gjitha çështjet të cilat do të jenë në të mirë dhe që ndikojnë në përmirësimin e çështjeve mjedisore dhe të ambientit.

KMDLNj mbështeti përpjekjet e deritashme të ministres Reshitaj dhe ministrisë që e drejton si fillim të suksesshëm për ndryshimin e gjendjes mjedisore e cila vlerësohet të jetë e rëndë , qoftë si trashigimi nga  e kaluara , qoftë për shkak të kontekstit politik dhe ekonomik në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme