Komisioni për Buxhet rekomandon t’u merret licenca institucioneve që s’i përmbahen Ligjit për Banka

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 13:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa  ka shqyrtuar Raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, i cili u votua unanimisht për të vazhduar në seancën plenare të Kuvendit.

Nënkryetarja e Komisionit, Safete Hadërgjonaj, paraqiti raportin me të gjeturat nga grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi vizituar disa institucione dhe kemi pasur takim me Bankën Qendrore, Shoqatën e Bankave, me ministrin Yagcilar dhe me Njësinë e Inteligjencës Financiare”.

“Ky ligj është i zbatueshëm, të gjitha rregulloret janë të nxjerra, mirëpo gjatë monitorimit kemi vërejtur që, për shkak të ndryshimeve që janë bërë në rregulloren e Bashkimit Evropian, duhet të bëhen disa ndryshime. Janë 11 rekomandime, por nga ajo që e kemi parë në këto institucione, kemi parë të arsyeshme që ta rekomandojmë në seancë për miratim të ligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Banka. Në takimin që kemi pasur në MAPL, e kemi pasur një rast për një institucion që iu ka revoku licenca për ushtrimin e detyrave të tyre dhe ne kemi rekomandu që të gjitha institucionet që nuk i përmbahen rregullores t’iu merret licenca”, theksoi Hadërgjonaj.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në anën tjetër, tha se janë në përfundim të hartimit të Ligjit për Institucione Mikrofinanciare, raporton EO.

“Ne jemi afër hartimit të ligjit për institucionet mikrofinanciare dhe ky raport do të ndihmojë shumë”, vlerësoi Abdixhiku.

Të ngjashme