Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë paralajmëron reduktime të ujit në disa zona

Mitrovice | 25 Jan 2021 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se sot gjatë ditës do të ketë rënie të shtypjes së ujit apo edhe mungesë të tij në pikat më të larta të qytetit.

Kjo për shkak se sipas tyre Impianti për trajtimin e ujit të pijes në Shipol ka reduktuar prodhimin si pasojë e reshjeve të fundit të cilat thuhet se kanë ndikuar në ngritjen e trubullueshmërisë së ujit të papërpunuar,

“Shpresojmë që gjatë ditës (nëse nuk ka reshje) edhe kjo situatë do të stabilizohet dhe prodhimi do të vazhdojë me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme