Kompania “Pastrimi” rinis mbledhjen e mbeturinave

Prishtinë | 24 Maj 2022 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Prishtina këto ditë është mbuluar nga mbeturinat, duke bërë qe të ketë reagime të shumta nga qytetarët.

Mirëpo, sot kompania e grumbullimit të mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se situata në Mirash është zhbllokuar dhe tashmë ekipet kanë dalë në terren për të bërë grumbullimin e mbeturinave.

“Ekipet tona punuese me staf shtesë të punëtorëve kanë dalë menjëherë në terren, ku kemi flluar grumbullimin e mbeturinave në qytetin e Prishtinës, mirëpo për shkak të sasisë së madhe të mbeturinave kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve nëse nuk do mund të kryejmë terrenin sipas orarit të zakonshëm”, njofton “Pastrimi”.

Ata kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

Të ngjashme