Komuna dhe MMPHI me marrëveshje për ndërtimin e Unazës së Prishtinë, synohet lehtësimi i trafikut

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI), Liburn Aliu, kanë nënshkruar të premten një memorandum Mirëkuptimi për financimin e projekteve infrastrukturore, përcaktimin e obligimeve të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, Studimi i Fizibilitetit dhe Dizajni Preliminar për Unazën e Mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SWECO, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI), Liburn Aliu, tha se kjo marrëveshje synon çlirimin e trafikut të Prishtinës.

“Sapo nënshkruam memorandum mirëkuptimi që ka të bëjë me unazën e qytetit të Prishtinës. Duke pas parasysh që komuna ka planin e qëndrueshëm të mobilitetit kërkon aplikim të shpejtë dhe zgjidhje bukur radikale nëse duam që trafiku në qytetin e Prishtinës të shkarkohet. Unaza e qytetit është pjesë e kryeqytetit dhe bie nën kompetencën e kryeqytetit, mirëpo MMPHI-ja do jetë pjesë e këtij projekti”, tha Aliu.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, këtë projekt e quajti jetik për kryeqytetin. Tha se projekti është financuar nga BERZh-i dhe se pritet të përfundojë këtë vit ose vitin e ardhshëm.

“Ky projekt është jetik për kryeqytetin dhe me kënaqësi më të madhe jemi duke bashkëpunuar me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Projekti ka me përfunduar këtë vit ose vitin e ardhshëm. BERZh është financuese e këtij projekti. Ne kemi biseduar edhe më herët me ministrin Aliu që janë jetike për kryeqytetin. Projekti rruga A e cila do të mundësojë një çlirim edhe më të mirë të trafikut në Prishtinë”, tha Rama.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme tre mjekë të QKUK-së u sulmuan nga një qen endacak dhe për këtë rast Rama tha i vjen keq derisa tregoi edhe se çka ndodhi me qenin që i sulmoi ata.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”.

Rama tha se me këtë problem duhet të merren edhe komunat e tjera meqë qentë vijnë edhe prej komunave të afërta.

Të ngjashme