Komuna e Deçanit ndan 167 komposter për kompaninë e pastrimit “Higjiena”

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit në bashkëfinancim me GIZ-in gjerman i kanë dhuruar Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” 167 komposter, për të ofruar edhe shërbimin e kompostimit në Komunën e Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj komune Bashkim Ramosaj nëpërmjet një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook.

Ai shtoi se me këta komposter do të jetë më i lehtë grumbullimi i mbeturinave

“Me këta komposter do të jetë më i lehtë grumbullimi i mbeturinave sepse do të filloj reduktimi i sasisë në burim.
Kompania “Higjiena” po kalon në një nivel tjetër të menaxhimit të mbeturinave!”, shkroi Ramosaj.


Të ngjashme