Komuna e Deçanit ka shtyrë afatin për aplikim për bursa të studentëve për vitin akademik 2020/21. Në njoftimin për medie nga kjo komunë, bëhet e ditur se arsye e shtyrjes së këtij vendimi është se administrata e universiteteve gjenden në pushim. “Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka hapur konkursin për përfitimin e bursave për […]
Komuna e Deçanit shtynë aplikimin për bursa të studentëve

Komuna e Deçanit ka shtyrë afatin për aplikim për bursa të studentëve për vitin akademik 2020/21.
Në njoftimin për medie nga kjo komunë, bëhet e ditur se arsye e shtyrjes së këtij vendimi është se administrata e universiteteve gjenden në pushim.
“Komuna e Deçanit ka njoftuar se ka hapur konkursin për përfitimin e bursave për vitin akademik 2020/21, mirëpo për arsye se zyrat e administratës së universiteteve janë në pushim gjatë muajit gusht, afati për aplikim shtyhet deri më datë 15 shtator të këtij viti”, thuhet në njoftim.

















