Komuna e Drenasit kërkon suspendimin e arsimtarit që rrahu nxënësin në Drenas

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit, thotë se me shqetësim ka marr njoftimin nga mediat sociale, se ka ndodhur ushtrim i dhunës fizike ndaj një nxënësi nga mësimdhënësi në shkollën fillore të mesme të ulët “Rasim Kiçina.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit që të merren të gjitha masat, në përputhje me Ligjet e aplikueshme, me këtë rast, DKA-ja ka iniciuar në Komision Disiplinor mësimdhënësin si dhe personat tjerë përgjegjës të këtij institucioni arsimor.

Po ashtu, Kryetari Lladrovci, në bazë të kompetencave që ka, ka njoftuar Stacionin Policor në Drenas, Qendrën për Punë Sociale, në mënyrë që të merren veprimet e nevojshme.

“Rastet e tilla janë të papranueshme dhe të dënueshme, prandaj të njëjtat edhe nuk do të tolerohen. Kryetari Lladrovci dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, dënon këtë akt të dhunës fizike, dhe çdo veprim tjetër që bien ndesh me Ligjet dhe Udhëzimet Administrative që rregullojnë arsimin parauniversitar në Kosovë. Personeli arsimor ka dëshmuar përkushtim të madh në procesin edukativ e arsimor, dhe rastet e tilla të izoluara, nuk e zbehin përkushtimin e tyre për mësimdhënie e mësimnxënie cilësore”, thuhet në komunikatë.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, fton nxënësit, prindërit dhe të gjithë ata që kanë informacion të kësaj natyre të njoftojnë Drejtorinë Komunale e Arsimit dhe organet gjegjëse.

Të ngjashme