Komuna e Ferizajt vendos shtylla ndriçues të rinj

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se kanë ndërruar shtyllat ndriçuese të vjetra me ato të reja.

Ai në një postim shkroi se pamja e zemrës së qytetit, do të jetë shumëherë më e bukur e më moderne.

“Sheshi qendror i Ferizajt është shndërruar këto ditë në vendpunishte, me rikonstruktimin e ishujve të gjelbër e tash edhe me vendosjen e shtyllave-trupave ndriçues të rinj, duke zëvendësuar ato të vjetrat, të pasigurta e të vendosura dekada më parë, pas përfundimit të së cilës, pamja e zemrës së qytetit, do të jetë shumëherë më e bukur e më moderne”, shkroi Aliu.

Të ngjashme