Komuna e Hanit të Elezit stimulon angazhimin e vajzave në teknologji!

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 19:25 | Nga Hani i Elezit

“Çikat në TIK”, është ngjarje që ka shumë vite që organizohet në qendra të ndryshme të Kosovës, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Sevdi Dernjani; drejtori i Arsimit, Hisni Luri; drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Majlinda Kaloshi; si dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Kimete Kuka-Hasallari, vizituan në dy takime të ndara Sh.F.M.U. “Ilaz Thaçi” dhe Sh.M.L. “Dardania”, ku mbajtën ligjëratë me temë “Çikat në TIK” për nxënëset e të dyja shkollave, si dhe realizuan aktivitet vetëm me to, në kabinetet e teknologjisë dhe informatikës.

Në fund, përfaqësuesit komunalë ofruan mbështetje për përfshirjen e vajzave në lëndët e teknologjisë dhe informacionit, njëherësh duke bërë thirrje që mos të stigmatizohen orientimet e vajzave tona në fushën e TIK-ut.

“Profesionet nuk kanë gjini dhe si të tilla kërkojnë vetëm mendje të mprehta dhe persona që admirojnë teknologjinë”, theksohet në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.

Të ngjashme